Pyetja:

A është i saktë hadithi: “Kush e fal sabahun me xhemat (në xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur të ketë kryer haxhin dhe umren”?

***

Përgjigjja:

Në lidhje me këtë hadith është bërë studim i gjatë përsa i përket anës së zinxhirit të tij. Për faktin se disa dijetarë e kanë konsideruar të mirë (hasen) e disa të tjerë e kanë konsideruar të dobët (daif).

Sido që të jetë kjo vepër në origjinë është legjitime. Qëndrimi yt derisa të lind dielli duke përmendur Allahun e Lartësuar është legjitim dhe saktësohet prej veprës së Pejgamberit ﷺ.

Ndërsa dy rekatet namaz, janë namaz i duhasë. Dhe namazi i duhasë saktësohet prej veprës së Pejgamberit ﷺ madje dhe prej vetë fjalës së tij ﷺ. E si rrjedhojë ky veprim është legjitim.

Nëse ky hadith është autentik, elhamdulilah, e në të kundërt ky veprim është legjitim edhe nëse ky hadith nuk saktësohet.

Shejh Salih Sindi, “Tri parimet”

Përktheu: Unejs Sheme