Pyetja:

 

Cila është dispozita e festimit të ditëlindjes së një personi dhe fryerjes në qiri? Poashtu cila është dispozita e pjesmarjes nëpër këto festime dhe nëse është dikush i ftuar në kësilloj festimesh, a duhet t’i përgjigjet ftesës?

***

Përgjigjja:

Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit tregojnë qartë se festimi i ditëlindjes është prej bidateve dhe risive në fe, e cila nuk ka bazë në Sheriatin e pastër, andaj nuk lejohet t’i përgjigjemi ftesës në këto festime, përshkak se kjo vepër llogaritet si ndihmim dhe inkurajim të bidatit. Thotë Allahu: “A mos kanë ata ortakë (zota ose idhuj) u përcaktuan atyre gjëra të fesë, të cilën nuk i urdhëroi Allahu?” (Shura: 21), poashtu thotë Allahu:

“Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te Allahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm. (Xhathije: 18-19) dhe thotë  Allahu:

“Pasoni atë që ju është zbritur nga zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Fare pak merrni vesh!” (Araf: 3). Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë: “Ai i cili e bën një vepër e cila nuk është prej fesë tonë, vepra e tij refuzohet” [1], poashtu ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Fjalët më të mira janë të Librit të Allahut, kurse metodologjia më e mirë është metodologjia e Muhamedit, veprat më të shëmtuara janë risitë dhe çdo risi (bidat) është devijim (humbje)” dhe hadithet që kanë ardhur në këtë kuptim janë të shumta. Përpos së këta festime janë risi të cilat nuk kanë bazë në fe, poashtu në to ka përngjasim me krishterët dhe çifutët në festimet e tyre për ditëlindje. Ka thënë Pejgamberi ﷺ duke na tërhekur vërejtjen nga pasimi i rrugës së tyre: “Do të pasoni rrugën e atyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi, madje edhe nëse hyjnë në birucën e hardhucës do t’i pasoni.” I thamë: “O i Dërguari i Allahut të krishterët dhe çifutët?” Tha: “E kush pos tyre?” [2] kuptimi i fjalës së Pejgamberit ﷺ: “E kush pos tyre?”, domethënë se për krishterët dhe çifutët e ka për qëllim dhe thotë Pejgamberi ﷺ: “Kush i përngjason një populli është prej tyre.”

Përktheu: Ali Ashani

——————–

[1] Muslimi.

[2] Buhariu dhe Muslimi.