Pyetja:

A mund të na flisni për ushqimin (mishin) nga importi?

***

Përgjigjja:

Gazeta “I’tisam” e ka trajtuar një problematikë që ka rëndësi të posaçme. Ajo është çështja e mishit nga importi dhe konservat e importuara, të cilat mishra janë të ngrira, ndërsa në tiketë është e shkruar “Është e bërë sipas sheriatit islamik”. Tiketa e tillë ta bën me dije dhe ta heqë dyshimin se prodhimi i tillë është haram, por, përkundrazi, në të vërtetë, në të ka mish derri dhe mishra të tjera të ndaluara sipas sheriatit islam. Pra, gazeta “I’tisam” ka nxjerrë në pah atë që është parësore në fe dhe ajo faktin se feja e pastër nuk lejohet të njolloset.

Këtë çështje ia kam parashtruar imamit të nderuar Muhamed Muteveli Sharaviut, i cili sqaron:

“Në konserva ka edhe çështje të tjera, të cilat bëjnë të dyshohet. Kështu, në disa konserva është e shkruar “Është e prerë sipas sheriatit islam”, por, pas hapjes së tyre ka dalë se është konservë e “Sirdinit”, që nuk është mish fare, por vetëm bimë. Diçka e tillë të vë në pozitë që ta humbësh besimin në konserva në tërësi. Prandaj konkludojmë se kjo është tregti që ka synim vetëm profitin, në çfarëdolloj mënyre dhe në çfarëdo forme. Ato gjëra i shkruajnë në etiketa vetëm për të na joshur ne, ndërsa në brendësi të tyre përmbajnë të kundërtën.

Prandaj, është rregull: Ai i cili të gënjen në atë që ti e di, të mos i besosh asaj që ai e thotë, e ti nuk e di.

Zoti e shpërbleftë dijetarin tonë të njohur, ia shtoftë diturinë, të mirat dhe fisnikërinë.

Muhamed Muteveli Sharavi (Shqipëroi: Musli Verbani)

Marrë nga: Libri “Fetfat e Sharavit”, Editor: Fondacioni i Rinisë Islame

Burimi