Pyetja:

A është haram t’i provoj alkoolin dhe mishin e derrit vetëm për t’ua ditur shijen?

***

Përgjigjja:

Padyshim se është haram konsumimi i mishit të derrit dhe i pijeve alkoolike, qoftë edhe vetëm një herë. Nuk është arsye e justifikuar përdorimi i tyre për t’ia mësuar shijen. Çfarë do të përfitonit nga ai mësim?! Nëse të pëlqejnë, çka pastaj? E nëse nuk të pëlqejnë, do t’i braktisnit pse nuk ju pëlqyen apo për hir të Allahut?! A nuk ju mjafton besimi i sinqertë në Allahun se atë që Ai e ka ndaluar është e dëmshme për ju? Assesi nuk bën ta lejojmë veten asnjëherë që të na mbetet merak për t’i provuar gjërat që i ka ndaluar Allahu i Gjithëdijshëm.

Muhamed Dërmaku