Pyetja:

Kam një pyetje për ju: emri im është Leonora  dhe jam e interesuar ta di se çfarë kuptimi ka ky emër? Kam dëgjuar se emri im në fenë islame do të thotë djall.

***

Përgjigjja:

Nuk është e vërtetë se emri Leonora ka kuptimin e emrit djall në gjuhën arabe. Por se çfarë kuptimi ka, unë nuk e di. Pyeteni atë që ju ka emëruar me këtë emër se ku e ka marrë dhe çfarë kuptimi ka. Përderisa emri nuk është as në gjuhën shqipe e as në atë arabe, unë nuk di se ç’domethënie ka.

Muhamed Dërmaku