Pyetja:

Ka shumë artikuj ushqimor që në përbërjen e tyre nuk është i shënuar direkt dhjami i derrit por është i shënuar me ca shifra, si p.sh.: E407, E437, etj. Nëse jeni në dijeni për shifrat e vërteta që simbolizojnë dhjamin e derrit ju kisha lutur juve, si motra, që të më jepni një tabelë apo shkrim për këto shifra.

***

Përgjigjja:

Sa u përket këtyre numrave, ka prej tyre që në të vërtetë përmbajnë yndyrë të derrit, por shumë prej tyre nuk janë të vërtetuara nga njerëzit profesionistë dhe të sinqertë. Për këtë nëse e vërtetoni se ndonjë ushqim përmban ndonjë numër që aludon se ka yndyrë derri atëherë është haram që ta bleni atë ushqim, por me dyshim nuk largohet bindja. Prandaj, nëse për një ushqim keni bindje se nuk përmban yndyrë të derrit atëherë me dyshime nuk duhet të largohemi prej tyre derisa të na vërtetohet nga njerëzit e sinqertë. Ne nuk kemi ndonjë listë që i përmban këta numra, edhe pse prej muslimanit kërkohet që të mundohet deri në maksimum për ta zgjedhur ushqimin hallall.

Bedri Robaj