Pyetja:

Jam musliman që i fal 5 vaktet. Jetoj në emigrim me dy shokë. Njeri nga ata merr ushqim në supermarket pa paguar (i vjedh ato). Doja ta dija se a më lejohet të ha nga ky ushqim?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk të lejohet ty që të hash nga ky ushqim pasi ti e di se është i vjedhur, por ti, së pari, duhet të largohesh nga ky lloj i ushqimit, pastaj duhet të mundohesh ta këshillosh shokun tënd që mos të veprojë ashtu, pasi fundi i këtij veprimi është humbje, edhe nëse mendon ai se është duke kursyer.

Alaudin Abazi