Pyetja:
A mund të shërohet steriliteti?
***
Përgjigjja:
Allahu i Madhëruar ka thënë:
“…e kë të dojë e lë steril (pa fëmijë).” Shura: 50
Mendimi ynë është se steriliteti është dy llojesh:
një që ka një arsye pse ka ndodhur dhe kjo mund të trajtohet,
dhe një që është e trashëguar që nga lindja. Gjë e cila është se Allahu e krijoi këtë person jo të frytshëm, i cili nuk mund të shërohet edhe nëse ai trajtohet, nuk do të ketë sukses, sepse Allahu ka vendosur që ai të jetë jo i frytshëm dhe nuk ka njeri që mund t’i rezistojë paracaktimit të Tij.
Shejh Uthejmini, “Fataua Islamijeh”
Përktheu: Suad Shabani