Pyetja:
Cila është lutja për udhëtarin kur niset për udhëtim?
***
Përgjigjja:
Lutja për udhëtarin kur niset për udhëtim është:
أَسْتَوْدِعُ اللَّهَ دِينَكَ، وَأَمَانَتَكَ، وَخَوَاتِيمَ عَمَلِكَ.
Estewdi’ull-llãhe dĩneke we emãnetek, we ḣawãtĩme ‘amelike!
(Po i lë amanet Allahut fenë tënde, amanetin[1] tënd dhe përfundimin e veprave të tua!).[2]
زَوَّدَكَ اللهُ التَّقْوَى، وَغَفَرَ ذَنْبَكَ، وَ يَسَّرَ لَكَ الـخَيْرَ حَيْثُ مَا كُنْتَ.
Zewwedekall-llãhut-taḳwã, we ġafera dhenbeke, we jessera lekel ḣajra ḥajthu mã kunte!
(Allahu të pajistë me devotshmëri! Allahu të faltë gjynahun! Allahu ta bëftë mbarë të mirën, kudo qofsh!).[3]
———————–
[1] Domethënë: familjen, pasurinë, amanetet që u ke lënë njerëzve dhe amanetet që të kanë lënë ata].
[2] Ahmedi (Sahih Tirmidhi).
[3] Tirmidhiu (Sahih Tirmidhi).