Pyetja: Një burrë më tha: “Të gjej unë klientë për shërbimet që kryej, nëse për çdo rast më jep ndonjë shpërblim, çfarëdo qoftë ai.” Çfarë gjykimi ka kjo në sheriat?

Përgjigjja: Ky njeri, në gjuhën fetare, quhet sekser. Kjo është një fjalë e vjetër me origjinë perse dhe quhet simsar, po ashtu njihet edhe në gjuhën arabe.

Veprimtaria e këtij njeriu dhe shpërblimi që merr janë të lejuara, nëse ai nuk përfshihet në ndonjë skemë mashtrimi apo lojë çmimesh.

Përderisa bëhet fjalë thjesht për ndërmjetësim mes atij që ofron shërbime dhe klientëve, kjo gjë është e lejuar, siç është përcjellë nga Ibn Abbasi, Ibn Sirini dhe El-Hasan El-Basriu.

Allahu e di më së miri.

/Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli/