[ad_1]
Vendimi në lidhje me Kadianizmin
Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshiruesit
Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi zotërinë tonë, Muhamedin vulën e profetëve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.
Vendimi nr. 4 (4/2)
Tema: Vendimi në lidhje me Kadianizmin.
Këshilli i Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam, i dalë nga Organizata e Konferencës Islame, u mblodh në sesionin e tij të 2-të në qytetin e Xhedas nga datat 10-16 Rabiul Akhir të vitit 1406h, që korrespondon me 22-28 Dhjetor 1985e.s.
Pasi u njoh me një pyetje e cila i ishte parashtruar Këshillit të Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam në Kejptaun të Afrikës së Jugut rreth gjykimit mbi Kadianizmin dhe fraksionin e lindur prej tij, dega e Lahores, se a bëjnë pjesë ata në bashkësinë islame apo jo dhe se a kanë jomuslianët kopetenca për të përcaktuar një çështje të tillë (pra në gjykimin rreth tyre)?
Duke marë parasysh studimet dhe dekumentat që u janë paraqitur anëtarëve të akademisë rreth kësaj çështje, kryesisht rreth Mirza Gulam Ahmed Kadianit i cili është shfaqur në Indi në shekullin e kaluar dhe të cilin e pasojnë pjestarët e fraksionit Kadiani dhe Lahori, si dhe pasi janë vërtetuar se Mirza Gulam Ahmed ka pretenduar se është profet, të cilit i zbritet shpallje prej Zotit; gjë e cila është faktuar në thëniet, shkrimet dhe librat e tij. Ai ka pretenduar se disa prej këtyre shkrimeve dhe librave janë shpallje hyjnore, ide kjo të cilën e ka përhapur gjatë gjithë jetës së tij, madje në këto libra ai u bënte thirrje muslimanëve që ta besonin si profet, po ashtu është pohuar se ka mohuar shumë gjëra të cilat njihen domoshdoshmërisht nga feja, duke i mbështetur këtyre edhe vendimin që nxori Akademia e Fikhut në Meken e nderuar rreth këtij problemi vendosi si më poshtë:
E para: Pretendimi që ka bërë Mirza Gulam Ahmed se ai është profet dhe se i zbret shpallje, është në kundërshtim të qartë me atë që është aprovuar në mënyrë të domosdoshme, decizive dhe të qartë në fenë Islame se Profeti i fundit dhe vula e tyre është Muhamedi -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të- dhe se shpallja nuk i zbret më askujt pas vdekjes së tij.
Ky pretendim që ngre Mirza Gulam Ahmed, e bën atë dhe të gjitha ata të cilët e mbështesin, si renegatë të dalë nga feja Islame.
Edhe Lahoritë kanë të njëjtë gjykim si Kadjanitë, edhe pse besojnë se Mirza Gulam Ahmed është hije dhe reflektim i Profetit Muhamed -paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.
E dyta: Nuk është kopetencë e gjykatave joislame, apo të gjykatësve jomusliman, që të gjykojnë për dikënd se është musliman apo renegat, sidomos në ato çështje të cilat bien në kundërshtim me unanimitetin e muslimanëve, të cilën e kanë theksuar akademitë, apo dijetarët. Kjo për faktin se gjykimi rreth të qënurit dikujt si musliman apo renegat, nuk pranohet vetëm se kur jepet nga një musliman i ditur (i mirënjohur) rreth të gjitha proçedurave që e bejnë dikënd të hyjë në Islam, apo të dalë prej tij; duhet ta njohë mirë realitetin e Islamit dhe kufrit (blasfemisë), si dhe të jetë i mirënjohur me argumentet e Kuranit, thënieve profetike dhe unanimitetin e dijetarëve Islam. Kështuqë një gjykim që shpallet nga një gjykatë joislame (rreth këtyre çështjeve), është i pavlefshëm.
Allahu e di më mirë.
[ad_2]
Burimi