Pyetja:
A e prish abdesin pirja e duhanit?
***
Përgjigjja:
Mund të themi se shumicës së dijetarëve të sotshëm ua kanë parashtruar pyetjen e njëjtë dhe u janë përgjigjur në këtë mënyrë: Konsumimi i duhanit nuk e prish abdesin, pasi, po të thoshim se disa sjellje apo gjëra e prishin abdesin, jemi të detyruar që të kemi argument për të (ajet, hadith, analogji, konsensus), ndërsa për këtë rast nuk ka. Pa dyshim, përgjigjja e tillë në asnjë rast nuk e aprovon veprimin e saj, pasi është e ditur se dijetarët islam bashkëkohorë e ndalojnë konsumimin e duhanit në mënyrë të prerë, posaçërisht pas zbulimit se konsumimi i duhanit dëmton konsumuesin dhe të tjerët të cilët janë afër tij. Mirëpo, abdesi është ibadet i veçantë dhe nuk lidhet me konsumimin e duhanit për saktësinë dhe pasaktësinë e abdesit.
Shejh Ibn Bazi, “Fetva” 10/ fq. 162
Përktheu: Ergin Shala