Pyetja:
A është muaji i ramazanit i veçantë për këtë umet, apo ka qenë dhe për popujt tjerë, po ashtu?
***
Përgjigjja:
Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim ashtu siç u qe bërë obligim atyre para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183)
Ky ajet tregon se agjërimi është një akt i lashtë adhurimi, i cili qe bërë obligim atyre para nesh ashtu siç na u bë neve obligim. Por, a u kërkua prej tyre që të agjëronin në ramazan, apo në kohë tjera? Nuk di për ndonjë thënie nga i Dërguari i Allahut ﷺ lidhur me këtë.
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu fetawa” 15/7