Pyetja:
Cili është vendimi i notit për agjëruesin?
***
Përgjigjja:
S’ka asgjë të keqe nëse agjëruesi zhytet në ujë ose noton në të, sepse kjo nuk është prej mufettirat (gjërave që e prishin agjërimin). Dhe se gjërat, në esencë, janë të lejuara, derisa të vjen ndonjë argument që aludon në kerahet (se janë të urryera) apo të ndaluara, dhe për këtë çështje nuk ka argument të tillë. Disa prej dijetarëve e kanë urryer një gjë të tillë për agjëruesin, nga frika se mos depërton në brendësinë e tij uji pa e vërejtur fare.
Shejh ibën Uthejmini -rahimehullah- në Fikhul-ibadat 191
Përktheu: Petrit Përçuku