Pyetja:
A e prish përpirja e kelbazës agjërimin?
***
Përgjigjja:
Këlbaza që nuk mbërrin gojën, nuk e prish agjërimin. Nëse ajo e mbërrin gojën e pastaj përpihet, rreth kësaj ka dallim në mendime mes dijetarëve. Ndër ta janë ata që thonë se e prish agjërimin. Thonë kështu sepse ajo është si ushqimi dhe pija. Ndër ta, po ashtu, janë ata që thonë se ajo nuk e prish agjërimin. Thonë kështu sepse ajo është sikurse pështyma. Dihet që pështyma nuk e prish agjërimin, edhe nëse ajo tubohet dhe përpihet; ajo nuk ndikon në agjërimin e personit. Kur dijetarët dallojnë mes vete, duhet t’i kthehemi Kuranit dhe Sunetit, nëse dyshojmë rreth situatës se a e prish ajo agjërimin, ose jo.
Parimi bazë është se agjërimi nuk prishet dhe nga kjo heqim, kështu që nga kjo kuptojmë se këto gjëra nuk e prishin agjërimin.
Është e rëndësishme që, personi i cili mundohet të lirohet nga këlbaza, të mos e sjellë atë nga fyti në gojë. Nëse ajo vjen në gojë, ai duhet ta pështyjë, qoftë kur agjëron, qoftë kur nuk agjëron. Sa i përket prishjes së agjërimit, për këtë nevojitet një provë e fortë, në mënyrë që të përdoret si mbrojtje përpara Allahut për prishjen e agjërimit.
Komisioni i Përhershëm për Fetva