Pyetja:
Çka është e detyrueshme për muslimanin të di rreth akides (besimit dhe kredos), me qëllim që të jetë një musliman i vërtetë?
***
Përgjigjja:
Muslimanët dallojnë sa i përket intelektit të tyre, kohës së lirë që kanë dhe gjërave që i preokupojnë gjatë jetës së tyre të përditshme. Ata, po ashtu, mund të dallojnë në aftësitë e tyre për të mësuar. Kështu, ajo çfarë mund të jetë e detyrueshme për një musliman, mund të mos jetë e detyrueshme për një tjetër. Por, detyrimi më i pakët për çdo musliman është të dëshmojë se askush sʹmeriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Domethënia e kësaj dëshmie duhet të kuptohet, edhe nëse është vetëm të kuptuar të përgjithshëm. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dije, se nuk të adhuruar (me meritë) përveç Allahut..” (Muhammed: 19)
Të besojë në Allahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në paracaktimin hyjnor të fatit, qoftë i keq apo i mirë (kushtet e imanit). Pra, këtë duhet ta kuptojë në përgjithësi. Personi duhet të falë namazin, të japë zekatin, kurse dhënia e lëmoshës ka të bëjë me ata që janë të pasur. Po ashtu, duhet të agjërohet muaji i ramazanit dhe të bëhet haxhi në Shtëpinë e Shenjtë nga kushdo që ka mundësi për këtë. Pastaj, duhet të kuptohet urtësia në sprovimin nëpërmjet fatkeqësive, duke vepruar me çfarëdo që është e lejueshme gjatë kësaj dhe duke iu shmangur asaj që sʹështë e lejueshme, ndërsa duhet qëndruar larg nga gjithçka që Allahu ka ndaluar për robërit e Tij.
Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 7503, vëll. 3; f.246‐247
—————————–
[1] Taberani
[2] Ibn Kajimi, “Miftahu daris seadeh”, 1/119