Pyetja:

Cila është akideja e ndjekësve të sunetit dhe xhematit përsa i përket Emrave dhe Cilësive të Allahut? Dhe, çfarë është dallimi mes Emrit dhe Cilësisë? Dhe, a e bën të detyrueshme pohimi i një Emri pohimin e një Cilësie, dhe a e bën të detyrueshme pohimi i një Cilësie pohimin e një Emri?

***

Përgjigjja:

Akideja e ndjekësve të sunetit dhe xhematit përsa i përket Emrave dhe Cilësive të Allahut është të pohohet ajo çfarë çfarë Allahu ka pohuar për veten e Tij nga Emrat dhe Cilësitë, pa bërë:
1) Tahrif (ndryshim/shtrembërim të Emrit dhe Cilësisë në tjetër veç domethënies së vërtetë të tij, dmth nga Allah në el‐Laat, dhe nga el‐Aziz në el‐Uzzah).
2) Teʹtil (mohim të disa apo të gjithë Emrave dhe Cilësive të Allahut).
3) Tekjif (pyetja ʺsi?ʺ (është Emri apo Cilësia e Alahut), dmth si zbret Allahu?, etj.).
4) Temthil (të lihet të kuptohet një ngjashmëri mes Emrave dhe Cilësive të Allahut dhe krijesës së Tij).

Dallimi mes një Emri dhe një Cilësie është se Emri është ai me të cilin Allahu e ka emërtuar
veten, kurse një Cilësi është ajo me të cilën Allahu e ka përshkruar veten. Dhe mes tyre ka një dallim të qartë.
Pra, një Emër është ai që konsiderohet Emër i Allahut, i cili përmban një Cilësi.
Dhe pohimi i një Emri e bën të detyrueshme pohimin e një Cilësie. Për shembull: el‐Gafur (Ai që fal më së shumti) është një Emër, dhe pohimi i tij e bën të detyrueshme pohimin e Cilësisë se Magfiretit (Faljes).
Dhe er‐Rahim (më i Mëshirshmi) është një Emër dhe pohimi i tij e bën të detyrueshme pohimin e er‐Rahmeh (Mëshirës).
Por, pohimi i një Cilësie nuk e bën të detyrueshme pohimin e një Emri. Për shembull:
el‐Kelam (e Folura) nuk e bën të detyrueshme pohimin e Emrit el‐Mutekellim (Folësi) për Allahun. Pra, bazuar në këtë, Emrat janë më të gjerë (në shtrirje), meqë çdo Emër përfshin një Cilësi, mirëpo, çdo Cilësi nuk përfshin një Emër.

Shejh Ibn Uthejmini, “Fetaua Erkan el‐Islam”, faqe 73, fetvaja nr. 30

Përktheu: Suad Shabani