Pyetja:

A është e lejuar të ekzistojnë edhe fe të tjera dhe a do të dënohen prej Allahut ata të cilët nuk janë në fenë islame se kam dëgjuar një hoxhë duke thënë se duhet respektuar fenë e tyre. Unë mendoj se nuk duhet pasur tjetër fe përveç fesë islame.

***

Përgjigjja:

Këtë dilemë e ka qartësuar Allahu me fjalët e Tij në Kuran:

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit.” (Ali Imran: 85)

Allahu vërtetoi se nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit. Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t’i japë llogarinë.” (Ali Imran: 1819)

Muhamed Dërmaku