Pyetja:

Cilat janë veprat e mira të cilat i fshijnë mëkatet e mëdha?

***

Përgjigjja:

Nga konteksti i jashtëm i argumenteve përfitohet se, për sa u përket mëkateve të mëdha, duhet patjetër të pendohesh, duke u bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe ramazani deri në ramazan janë fshirje mëkatesh për ato që bëhen ndërmjet tyre, vetëm nëse u largohesh mëkateve të mëdha.” [1]

Në kontekstin e jashtëm të hadithit, përfitohet se haxhi i fshin gjynahet e mëdha, porse duhet patjetër që personi të pendohet, për shkak se haxhi nuk përmendet në hadith.

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er Raxhih

Përktheu: Xhabir Sheme

—————————–

[1] Muslimi, kapitulli “Tahara” 344