Pyetja:

Cilat gjëra e pakësojnë besimin?

***

Përgjigja:

Gjërat që e pakësojnë besimin janë siç vijon:
1. Padituria mbi emrat dhe cilësitë e Allahut bën që pashmangshëm të pakësohet besimi, ngaqë nëse njeriu është i mangët në diturinë mbi emrat dhe cilësitë e Allahut, ai do të bëhet i mangët në besim.
2. Shkujdesja ndaj shenjave të Allahut në univers dhe shenjave të Sheriatit (dmth vargjeve të Kuranit dhe mrekullive të Pejgamberit, ﷺ). Kjo shkakton pakësimin e besimit apo në rastin më të mirë kjo bën që besimi të rri amull dhe mos të shtohet.
3. Bërja e mëkateve, ngaqë mëkati ka një ndikim të thellë në zemrën dhe besimin. Prandaj
Pejgamberi, ﷺ ka thënë: ʺKurorëshkelësi në kohën kur bën kurvëri sʹështë besimtar.ʺ
4. Lënia pas dore e akteve të adhurimit, ngaqë lënia pas dore e akteve të adhurimit shkakton pakësimin e besimit. Por, nëse akti i adhurimit është i detyrueshëm dhe personi e lë atë pa arsyetim, atëherë atë duhet fajësuar dhe ai meriton dënimin. Nëse akti i adhurimit sʹështë i detyrueshëm, apo është i detyrueshëm por personi nuk e bën atë për ndonjë arsye të vlefshme, atëherë ai është i mangët por atë sʹduhet fajësuar. Kështu Pejgamberi, ﷺ, e përshkroi femrën si të mangët në gjykim dhe në fe, dhe ai e shpjegoi këtë mangësi të ekzistojë për shkak të faktit se kur atyre u vijnë menstruacionet, ato as nuk falen as nuk agjërojnë. Por ato sʹduhet fajësuar për mosfalje apo mosagjërim gjatë menstruacioneve të tyre, madje ato janë të urdhëruara mos tʹi bëjnë këto gjëra në këtë kohë. Por për shkak se ato humbasin disa gjëra që i bëjnë meshkujt, atyre u referohet si të mangëta për sa i përket kësaj.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua ue Resaʹil” , vëll. 1, fq. 57