Pyetja:
Një person po jetonte në një shtëpi dhe ai përjetoi fatkeqësi e sëmundje të ndryshme, çka bëri që ai dhe familja e tij ta konsideronin shtëpinë si të pafat. A është e lejueshme të zhvendosen për këtë arsye?
***
Përgjigjja:
Nganjëherë mund të ketë shtëpi, makinë apo grua që është e pafat. Allahu, me urtësinë e Tij, ka bërë që, kur personi të jetë me ta, të pësojë ndonjë dëm apo ndonjë humbje dobie dhe të ngjashme me këto.
Në këtë rast, s’ka gjë të keqe të shitet kjo shtëpi dhe të zhvendosen në një shtëpi tjetër. Ndoshta, Allahu do të sjell dobi në shtëpinë në të cilën do të zhvendoset. U transmetua nga Pejgamberi ﷺ të ketë thënë: “Oguret e këqija janë në tri gjëra: në shtëpi, në grua dhe në kali”.
Disa makina mund të jenë të pafata. Disa gra mund të jenë të pafata. Dhe disa shtëpi mund të jenë të pafata. Nëse personi e vëren këtë, ai duhet të kuptojë se kjo ndodh me caktimin e Allahut dhe Allahu, me urtësinë e Tij, e ka caktuar këtë që personi të zhvendoset në një vend tjetër.
Dhe Allahu e di më së miri.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua El-Akideh”, f.303