Pyetja:

Cili është vendimi mbi atë që mohon jetën e përtejme? Si mund t’i bindim ata që
e mohojnë?

***

Përgjigja:

Ai që mohon jetën e përtejme, është mosbesimtar, sepse Allahu ka thënë:

Dhe ata thanë: Ska tjetër jetë pos kësaj dhe kurrë s’do të ringjallemi. Sikur t’i shihje kur ata të ndalohen para Zotit të tyre! Ai do të thotë: ’A s’është kjo e vërteta?’ Ata do të thonë: Po, pasha Zotin tonë!’ Pastaj Ai do të thotë: ’Shijoni dënimin për shkak se nuk besonit.” (En’am: 29-30)

Atë ditë, mjerë ata që mohojnë, ata që mohojnë Ditën e Shpërblimit! Dhe kurrkush nuk e mohon atë, përveç atij që kalon çdo kufi (në shkelje e mosbindje), mëkatarit! Kur ajetet Tona i lexohen atij, ai thotë: ’Rrëfenja të të lashtëve’ Kurrsesi! Por në zemrat e tyre ka raan (mbulesë mëkatesh), të cilën e fituan (duke bërë të këqija). Kurrsesi! Vërtet, ata do të pengohen nga të parët e Zotit të tyre në atë Ditë. Atëherë, ata do të hyjnë në Zjarrin e flakëruar të xhehenemit. Dhe do t’u thuhet atyre: ’Kjo është ajo që mohonit.” (Mutaffifin: 1017)

Kurrsesi! Ata mohojnë Çastin (ditën e Ringjalljes). Për ata që mohojnë Çastin, kemi përgatitur një Zjarr flakërues.” (Furkan: 23)

Mënyra se si t’i bindesh këta mohues, është si në vijim:

Së pari, ka transmetime të shumta lidhur me çështjen e ringjalljes nga pejgamberët dhe nga të Dërguarit në Librat dhe fetë me origjinë hyjnore, të cilat janë pranuar nga popujt. Si mund të besosh diçka që është transmetuar nga një filozof apo një autor i ndonjë ideje a parimi, edhe nëse ajo çka ai thotë nuk mbërrin shkallën e besueshmërisë, të cilën e kanë mbërritur tekstet që flasin për ringjalljen?


Së dyti
, arsyeja dëshmon për mundësinë e ringjalljes për shkaqe të ndryshme:

1. Kurrkush s’mund të mohojë që ai është krijuar mbasi ka qenë kurrgjë. Ai që e krijoi dhe e solli në ekzistencë, mbasi ishte një kurrgjë, ka mundësi ta kthejë përsëri, siç thotë Allahu:

Është Ai që nisi krijimin e pastaj e përsëritë atë [mbasi të shkatërrohet]. Dhe kjo është më lehtë për Të. Atij i takon përshkrimi më i lartë (dmth kurrkush s’meriton të adhurohet, veç Tij) në qiej e në tokë. Dhe Ai është i plotfuqishëm, i Urtë. (Rum: 27)

Ashtu siç e nisëm krijimin, ashtu do ta përsëritim. Ky është një premtim nga ana jonë. Vërtet, Ne do ta bëjmë këtë.” (Enbija: 104)

2. Kurrkush nuk mohon madhështinë e qiejve dhe të tokës, për shkak të përmasave dhe shkëlqimit të tyre. Ai që i krijoi ato, është në gjendje ta krijojë njeriun, kurse ri-krijimi i tyre është edhe më lehtë për Të. Allahu ka thënë:

Krijimi i qiejve dhe i tokës është më madhështor sesa krijimi i njerëzimit.” (Ghafir: 57)

A nuk shohin që Allahu i cili krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në këtë është i aftë t’i japë jetë të vdekurit? Po, Ai, vërtet, ka mundësi të bëjë gjithçka.”
(Ahkaf: 33)

A nuk është i aftë Ai që krijoi qiejt dhe tokën që të krijojë njëjtë si ato? Po, vërtet! Ai është krijues i gjithëdijshëm. Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai do diçka, është vetëm të thotë Bëhu!’ dhe ajo bëhet. (JaSin: 81-82)

3. Gjithkush që ka mend mund ta shohë tokën të thatë e të vdekur, pa bimësi, e pastaj, kur shiu të bie mbi të, ajo lulëzon dhe bimësia e tij ngjallet. Ai që ka mundësi ta ringjallë tokën, mbasi ajo të jetë e vdekur, ka mundësi ta ringjallë të vdekurin dhe t’i ngritë ata. Allahu ka thënë:

Mes Shenjave të Tij është se ju shihni tokën shterpë, por, kur Ne zbresim ujin (shiun) në të, ajo gjallërohet me jetë e rritje (të bimësisë). Vërtet, Ai që i jep jetë asaj, ka mundësi t’i japë jetë të vdekurit. Vërtet, Ai ka mundësi për gjithçka.” (Fussilet: 39)


Së treti
, realiteti dëshmon për mundësinë e ringjalljes. Janë dëshmuar ngjarje ku i vdekuri është kthyer në jetë. Në suren Bekare, Allahu na tregon pesë ngjarje, një nga të cilat është:

Apo si ai që kaloi pranë një qyteti të përmbysur dhe tha: ’Si do ta ringjallë Allahu këtë mbasi që ka vdekur?’ Kështu, Allahu e bëri atë të vdekur për njëqind vjet e pastaj e ngriti prapë. Ai tha:’ Sa ke ndenjur (i vdekur)?’ Njeriu tha: (Ndoshta) Një ditë ose një pjesë të ditës’. Ai tha: ’Jo, ti ke ndenjur njëqind vjet. Shih ushqimin dhe pijen tënde. Ato nuk kanë ndryshuar. Dhe shih gomarin tënd. Kështu, Ne të bëmë ty një Shenjë për njerëzit. Shih eshtrat se si i bëjmë bashkë dhe i veshim me mish’. Kur kjo iu tregua qartë atij, ai tha: ’Unë e di që Allahu ka mundësi të bëjë gjithçka’.” (Bekareh: 259)

Së katërti, urtësia na dikton se duhet të ketë ringjallje mbas vdekjes, në mënyrë që secili shpirt të shpërblehet sipas asaj që ka bërë. Sikur të mos ishte kjo, krijimi i njerëzimit do të ishte i kotë, i pa vlerë dhe pa ndonjë urtësi. Dhe mes njerëzimit dhe kafshëve s’do të kishte kurrfarë dallimi në këtë jetë. Allahu ka thënë:

A menduat se ju kemi krijuar për lojë (pa ndonjë qëllim) dhe se s’do të na ktheheni? I lavdëruar qoftë Allahu, Mbreti i vërtetë. S’ka të adhuruar, përveç Tij, Zoti i Arshit madhështor. (Mu’minun: 115-116)

Dhe ata bëjnë be fuqishëm në Allahun se Allahu s’do ta ngrejë atë që vdesë. Po, ky është një premtim nga Ai, por shumica e njerëzimit nuk e dinë. Me qëllim që Ai t’ua bëjë të qartë të vërtetën për atë që nuk pajtoheshin dhe që mohuesit (e Ringjalljes) të dinë se ishin rrenës. Vërtet, Fjala jonë, kur duam ndonjë gjë, është vetëm të themi Bëhu!’ dhe ajo bëhet. (Nahl: 38-40)

Mosbesimtarët pretendojnë se kurrë s’do të ringjallen. Thuaj (O Muhamed): ’Po, pasha Zotin tim, ju sigurisht që do të ringjalleni e pastaj do të njoftoheni për atë çka keni bërë. Dhe kjo është lehtë për Allahun.” (Tagebun: 7)

Nëse kjo dëshmi u parashtrohet atyre që mohojnë ringjalljen dhe ata ngulmojnë në mohimin e tyre, atëherë ata janë arrogantë dhe kokëfortë. Dhe ata që bëjnë keq, do ta marrin vesh se me çfarë përmbysje do të përmbysen.

Shejh ibn Uthejmini, “Mexhmu Fetaua” [2/22-25]