Pyetja:
A lejohet betimi në dikë tjetër pos Allahut?
***
Përgjigjja:
Imam ibn Tejmije ka thënë:
Të betuarit në gjëra të krijuara është e ndaluar, sipas shumicës së dijetarëve (katër
medhhebeve). Ky është opinion i Ebu Hanife, një nga dy qëndrimet e esh-Shafi’i dhe Ahmedit, dhe rreth kësaj është përmendur konsensusi i Sahabëve. Është thënë se kjo gjë
është e urryer me një urrejtje përçmuese. Opinion i parë është i sakti, saqë Abdullah ibn
Mes’udi, Abdullah ibn Abasi dhe Abdullah ibn Umeri kanë thënë:
“Vërtet, më e pëlqyeshme për mua është të betohem në Allahun rrejshëm, sesa të betohem sinqerisht në tjetër gjë veç Allahut.”
Kjo, sepse betimi në dikë tjetër veç Allahut është idhujtari dhe idhujtaria është më e
rëndë sesa pandershmëria, dhe nga kjo del në pal se betimi në pejgamberin është i ndaluar dhe ky konstatim është i mirënjohur.
Kâ’idah Xhelîleh fit-Tewessul uel-Wesîleh, fq. 45-46
Përktheu: Udha e Besimtarëve