Pyetja:
Pranova Islamin pesë vite më parë dhe familja ime e përjetuan rëndë këtë. Motra ime shkëputi lidhjet me mua për një vit, pastaj më kontaktoi dhe më kërkoi t’ia falja, gjë që dhe bëra. Megjithatë, ajo nuk është ndalur nga sharja e Islamit dhe më sulmon, kurdo që i jepet rasti. I kam thënë disa herë se po më lëndon me këtë, por ajo nuk është ndalur. Pas disa viteve vuajtjesh, i dërgova një letër, ku i thashë të më kontaktojë vetëm nëse ka ndryshuar
qëndrimin, përndryshe të mos më kontaktojë. A kam vepruar me vend?
***
Përgjigjja:
Lavdi Allahut.
Për shkak të keqtrajtimit që të është bërë, s’ka gjë të keqe në atë çfarë ke bërë, in sha Allah. Kjo nuk konsiderohet “shkëputje e lidhjeve familjare”, madje mund t’i japë motrës sate material për të menduar për atë çfarë ka bërë. Dijetar i madh, es-Sefarini, tha në librin e tij Ghidaa el-Albaab: “Ibn ebi Hamza tha: ‘Lidhjet familjare mund të mbahen nëpërmjet ofrimit të ndihmës financiare, nëpërmjet ndihmës në kohë të vështira, nëpërmjet largimit të ndonjë dëmi, duke i takuar familjarët me fytyrë të buzëqeshur, duke u lutur për ta. Në përgjithësi, ti u ndihmon atyre në mënyra të mira sa të kesh mundësi dhe u ndihmon t’i rezistojnë së keqes. Kështu duhet vepruar, nëse të afërmit e tu janë të drejtë. Por, nëse ata janë mosbesimtarë (qafirë) apo zullumqarë, atëherë shkëputja e lidhjeve mes teje dhe atyre për Allahun është mënyra e duhur e mbajtjes së lidhjes, me kusht që të përpiqesh t’i paralajmërosh dhe t’u tregosh se arsyeja e shkëputjes së lidhjes është devijimi i tyre nga e vërteta. Njëherësh lidhja e bërjes së duasë për ta duhet të mbetet, pra ti duhet të lutesh për ta në mungesë të tyre që Allahu t’i udhëzojë në Rrugën e Drejtë.
(et-Tuhfah: Ghida el-Albaab 1/356)