Pyetja:

Cilat janë kategoritë në të cilat duhet harxhuar zekatin?

***

Përgjigjja:

Ka tri kategori në të cilat zekati duhet të harxhohet dhe të cilat Allahu i shpjegoi qartë. Allahu i patëmeta thotë: “es-Sadakat (dmth zekati) është vetëm për fukarenjtë, për el-mesakin (të ngratët), për ata që angazhohen në mbledhjen (e fondeve), për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami, për lirimin e të zënëve robër, për borxhlinjtë, për në rrugën e Allahut (dmth për ata që luftojnë në fushëbetejë) dhe për udhëtarin (që është i ndarë nga gjithçka). (Kjo është) Një detyrë e ngarkuar nga Allahu. Allahu është i gjithëdijshëm, i urtë“. (Teube, 60)

Këto janë tetë kategoritë që kanë të drejtë për të marrë zekatin:

Kategoria e parë dhe e dytë

Si të vlerësohet nevoja?

Janë fukarenjtë dhe mesakin (të ngratët, nevojtarët). Këtyre u duhet dhënë zekati për të plotësuar nevojat. Dallimi mes fukarenjve dhe mesakin është se fukarenjtë kanë nevojë më të madhe, asi që s’mund të sigurojë mjaftueshëm për vete dhe për vartësit e tij për gjysmë viti. Mesakin janë në një gjendje më të mirë sesa fukarenjtë, sepse ata mund të sigurojnë gjysmën e asaj që u duhet apo më shumë. Këtyre njerëzve u duhet dhënë zekatin, për shkak të nevojave që kanë.

Dijetarët kanë thënë: Atyre u duhet dhënë atë që u mjafton atyre dhe familjeve të tyre për një vit, sepse, kur të ketë kaluar një vit, zekatin duhet dhënë prapë. Mu siç viti është njësi kohe sipas të cilit duhet dhënë zekatin, ashtu viti duhet të jetë njësi kohe sipas të cilit duhet t’u jepet zekati të varfërve dhe nevojtarëve që kanë drejtë të marrin zekatin. Kjo është një pikëpamje me vend, dmth ne duhet t’i japim personit të varfër dhe nevojtarit atë që i mjafton për një vit të tërë, qoftë kjo në formë ushqimi, tesha, para me të cilat blen atë që i përshtatet atij, apo t’i japim mjete nga të cilat mund të prodhojë gjëra, nëse është i aftë për këtë, si rrobaqepës, zdrukthëtar, farkëtar etj. Me rëndësi është që atij t’i japim atë që i mjafton atij dhe familjes së tij për një vit.

Kategoria e tretë

Janë ata që janë caktuar për të mbledhur apo administruar (fondet), dmth ata që janë caktuar nga pushteti. Kjo i referohet atyre që janë të përfshirë në mbledhjen dhe shpërndarjen e zekatin. Ata janë mbledhësit që tubojnë zekatin nga ata që duhet ta paguajnë atë, ata që e shpërndajnë te ata që kanë drejtë ta marrin atë, si dhe ata që e evidentojnë atë e kështu me radhë. Krejt këta janë të punësuar në mbledhjen (apo administrimin), të cilëve mund t’u jepet diçka nga zekati.

Sa duhet dhënë prej zekatit?
Ata që janë të punësuar në administrimin e zekatit, meritojnë të paguhen nga ai për punën që kryejnë, dhe atyre u duhet dhënë sipas mundit të tyre. Bazuar në këtë, atyre u duhet dhënë zekat proporcionalisht me punën e tyre, jo sepse kanë nevojë. Nëse ndodh që të punësuarit në administrimin e zekatin të jenë të varfër, atyre mund t’u jepet zekati për punën e tyre si dhe t’u jepet çfarëdo që do t’u mjaftojë për një vit, për shkak të varfërisë së tyre. Pra, ata meritojnë zekatin nga dy arsye: për arsye të punës së tyre në administrim të zekatit dhe për arsye të varfërisë së tyre. Pra, atyre u jepet zekati për të dyja këto. Nëse këtyre u japim zekatin për punën e tyre, por kjo nuk u mjafton për një vit, atëherë atyre u duhet dhënë më shumë, në mënyrë që të kenë mjaftueshëm për një vit. Një shembull i kësaj do të ishte, nëse themi se atyre u mjaftojnë 10 000 rialë për një vit dhe, nëse u japim atyre zekat për shkak të varfërisë së tyre, ata do të pranojnë 10 000 rialë. Nëse hisja e tyre për shkak të punës së tyre është dymijë rialë, atëherë atyre u duhet dhënë dymijë rialë për punën e bërë si dhe tetëmijë rialë për shkak të varfërisë së tyre.

Kategoria e katërt

Por, a duhet që ai të jetë një udhëheqës i cili dëgjohet nga njerëzit e tij, në mënyrë që joshja e zemrës së tij do të sillte një interes më të madh, apo thjesht është e lejueshme të jepet për të joshur zemrën e një personi, si atij i cili ka hyrë vonë në Islam dhe ka nevojë për diçka që do të joshte zemrën e tij dhe ta forconte besimin e tij? Është për joshjen e zemrave të atyre që anojnë nga Islami. Këta janë persona që mund t’u jepet zekati me qëllim që t’u hapen zemrat ndaj Islamit, qoftë ai mosbesimtar për të cilin shpresojmë të bëhet musliman, qoftë një musliman të cilit i japin për t’ia forcuar besimin, qoftë një njeri i lig, të cilit i jepet për të larguar dëmin e tij nga muslimanët, si dhe raste të tjera në të cilat muslimanët kanë interes.

Kjo është një çështje lidhur me të cilën dijetarët janë ndarë në mendime. Pikëpamja më e saktë, sipas mendimit tim, është se s’ka gjë të keqe të jepet zekati për të joshur personin të hyjë në Islam dhe ta forcojë besimin e tij, edhe nëse kjo bëhet në nivel individual dhe ai s’është ndonjë udhëheqës midis njerëzve të tij, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të fjalëve “për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami”. Nëse është e lejueshme t’u jepet të varfërve për nevojat fizike të tyre, atëherë është më me vend që t’i jepet atij që ka besim të dobët, me qëllim që t’ia forcojmë besimin, sepse forcimi i besimit të njeriut është më i rëndësishëm sesa të ushqyerit e trupit.

Këtyre katërve mund t’u jepet zekati bazuar në pronësi; atyre mund të jepet pronësi e plotë, e cila nuk ndërron, nëse pushojnë së takuari këtyre kategorive gjatë vitit. Atyre s’u kërkohet ta kthejnë zekatin dhe ai mbetet i lejueshëm për ta, sepse Allahu i përshkroi si të përshtatshëm për të dhe thotë: “es-Sadakat (dmth zekati) është vetëm për të fukarenjtë, për el-mesakin (të ngratët), për ata që angazhohen në mbledhjen (e fondeve), për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami”. Ai përdori fjalën li (innema el-sadakaat li’l-fukaraa/es- Sadakat (dmth zekati) është vetëm për fukarenjtë). Kjo do të thotë se, edhe nëse fukaraja bëhet i pavarur për gjërat gjatë vitit, ai s’është i obliguar ta kthejë zekatin, si në rastin kur ne t’i japim atij 10 000 ngaqë ai është i varfër dhe kjo do t’i mjaftonte për një vit, pastaj Allahu e bën atë të pavarur gjatë atij viti nëpërmjet fitimit të parave apo nëpërmjet trashëgimit nga një i afërm që vdes dhe kështu me radhë; pra, ai s’është i obliguar të kthejë çfarëdo që mbetet nga paratë e zekatit që ai mori, sepse ato tash i përkasin atij.

Kategoria e pestë

1. Një mukatib apo rob i cili ka bërë kontratë për çlirim nga robëria për të blerë vetveten nga zotëriu i tij për një shumë që do të paguhej më vonë. Atij mund t’i jepet sasi e mjaftueshme parash për të përmbushur këtë kontratë me zotëriun e tij. Ata që kanë të drejtë të marrin zekatin, janë robërit. Dijetarët e shpjeguan këtë në tri mënyra:

2. Një rob që mund të blihet me para të zekatit dhe të lirohet.
3. Një i burgosur musliman i cili është zënë rob nga mosbesimtarët (qafirat); qafirave mund t’u jepet nga fondi i zekatit për të paguar për lirimin e këtij të burgosuri. Kjo, po ashtu, vlen për kidnapimin: nëse një qafir apo një musliman kidnapon një musliman, s’ka gjë të keqe të paguhet për lirimin e këtij personi me fonde të zekatit, sepse qëllimi është i njëjtë, domethënë, lirimi i një muslimani nga robëria. Kjo vlen nëse s’kemi mundësi të detyrojmë kidnapuesin të lirojë atë pa përdorur paratë, nëse viktima është musliman.

Kategoria e gjashtë

Janë borxhlinjtë. Dijetarët e kanë ndarë borxhin në dy kategori: borxhet për shkak të pajtimit dhe borxhet për shkak të ndonjë nevoje. Sa u përket borxheve për shkak të pajtimit, ata dhanë shembullin e një mosmarrëveshjeje, konflikti apo lufte mes fiseve, ku një njeri vullnetmirë e i ndershëm vjen dhe i pajton këto dy fise, duke shkaktuar harxhime për të cilat ai e merr përgjegjësinë. Pra, këtij njeriu ne duhet t’i japim para nga zekati në shenjë falënderimi për mundin e tij në dhënien fund të armiqësisë dhe gjakderdhjes mes besimtarëve. Atij duhet t’i jepet zekati, pavarësisht se a është i pasur apo i varfër, sepse ne s’po i japim zekat ngaqë ai ka nevojë, por po i japim ngaqë ai ka shkaktuar një pajtim, gjë që është në interes të përbashkët.

Në kategorinë e dytë të borxhlinjve bën pjesë ai që ka borxh të vetin, i cili ka marrë hua për t’i plotësuar nevojat. Borxhi i tij mund të paguhet nga fondi i zekatit për sa kohë që ai s’ka ndonjë pasuri që do të mund të përdorej për shlyerjen e borxhit. Çështja këtu është se a është më mirë t’i japim borxhliut pasurinë e zekatit që ta shlyejë borxhin e tij, apo të shkojmë te huadhënësi i tij dhe të paguajmë në emër të tijin? Varet. Nëse borxhliu dëshiron ta shlyejë borxhin e tij dhe atij mund t’i zihet besë që të përdorë atë që i jepet për të shlyer borxhin, atëherë ne i japim atij, në mënyrë që ai të paguajë borxhin vetë, sepse kjo është mbulesë më e mirë dhe ka më pak gjasa që ta vejmë atë në siklet para njerëzve që kërkojnë nga ai të paguajë borxhin. Por, nëse ai është i pakujdesshëm, që shpërdoron paratë, në mënyrë që, nëse do t’ia jepnim paratë për të shlyer borxhin, ai do të blinte gjëra për të cilat s’ka nevojë, atëherë s’duhet t’ia japim atij, por duhet të shkojmë te huadhënësi dhe t’i themi: ‘Sa të ka borxh filani?’, pastaj t’ia japim atij paratë apo një pjesë të tyre, varësisht prej mundësive që kemi.

Kategoria e shtatë

Është “për në rrugën e Allahut”. Ajo që mendohet këtu është xhihadi për hir të Allahut dhe kurrgjë tjetër. S’është me vend të thuhet se kjo nënkupton krejt llojet e mirësive apo sadakasë, sepse, sikur të mendohej me këtë në krejt llojet e mirësive dhe sadakanë, nuk do të kishte kuptim që Allahu të caktonte dhe të thoshte: “es-Sadakat (dmth zekati) është vetëm për fukarenjtë, për el-mesakin (të ngratët), për ata që angazhohen në mbledhjen (e fondeve), për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami, për lirimin e të zënëve robër, për borxhlinjtë, për në rrugën e Allahut (dmth për ata që luftojnë në fushëbetejë) dhe për udhëtarin (që është i ndarë nga gjithçka). (Kjo është) Një detyrë e ngarkuar nga Allahu. Allahu është i gjithëdijshëm, i urtë“. (Teube, 60)

Në atë rast, ky kufizim (innema, i përkthyer këtu si “vetëm”) s’do të kishte kurrfarë kuptimi. Ajo që mendohet me “për në rrugën e Allahut” është xhihadi për hir të Allahut.
Zekati mund t’u jepet atyre që luftojnë për hir të Allahut, atyre që haptazi luftojnë që fjala e Allahut të mbizotërojë. Atyre u duhet dhënë çfarëdo që kanë nevojë nga zekati në formë parash, armësh dhe kështu me radhë. Është e lejueshme që atyre t’u blihen armë nga fondi i zekatit, në mënyrë që ata të luftojnë me to, por është thelbësore që luftimi të jetë për hir të Allahut. Luftimi për hir të Allahut qe shpjeguar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, kur ai u pyet për një person i cili lufton për fisin e vet, për trimëri apo sa për t’u dukur te njerëzit se cili nga këta lufton për hir të Allahut? Ai tha: “Ai që lufton që Fjala e Allahut të mbizotërojë është ai, që lufton për hir të Allahut”.

Ai që lufton për arsye fisnore apo nacionaliste, nuk lufton për hir të Allahut dhe nuk meriton atë që meriton ai i cili lufton për hir të Allahut, qoftë nëse ajo është nga gjërat materiale në këtë botë, qoftë nga shpërblimi në ahiret. Ai që lufton nga trimëria, për shkak se e do luftimin dhe është trim – dhe ai që ka një cilësi, zakonisht e pëlqen ta shprehë atë, pavarësisht situatës -, as ai nuk lufton për hir të Allahut. Ai që lufton sa për t’u parë, lufton për të fituar reputacion e jo për hir të Allahut. Asnjëri prej këtyre nuk lufton për hir të Allahut, kështu që nuk kanë të drejtën të marrin nga zekati, sepse Allahu thotë “dhe për në rrugën e Allahut”. Ai që lufton në rrugën e Allahut është ai, që lufton që fjala e Allahut të mbizotërojë.

Dijetarët thonë se “në rrugë të Allahut” përfshin dhe personin i cili i kushton kohë kërkimit të dijes islame. Atij mund t’i jepet zekati për çfarëdo që ka nevojë nga mjetet e jetesës, veshja, ushqimi, pija, strehim dhe libra të dijes për të cilat ka nevojë, sepse dija islame është një lloj xhihadi për hir të Allahut. Imam Ahmedi tha: “S’ka gjë të barabartë me dijen për atë që ka nijetin si duhet”.
Dija është baza e tërë sheriatit, dhe s’ka sheriat, veçse me dije. Allahu i shpalli Librat në mënyrë që njerëzit të ushtrojnë drejtësi, të mësojnë vendimet e fesë së tyre si dhe atë çka kërkohet prej tyre nga besimi, të folurit dhe të vepruarit. Sa i përket xhihadit për hir të Allahut, kjo është një nga punët më fisnike dhe është kulmi i Islamit. Dhe, lidhur me këtë vlerë, s’ka dyshim, por dija është tepër e rëndësishme në Islam dhe sigurisht që ajo mund të përfshihet nën titullin e xhihadit.

Kategoria e tetë

Tash, mbasi u njohëm me tetë kategoritë të cilave mund t’u jepet zekati, zekati s’duhet të shfrytëzohet për interesa tjera, qofshin publike, qofshin private. Bazuar në këtë, ne s’duhet ta përdorim zekatin për ndërtimin e xhamive, për riparimin e rrugëve.

Udhëtari, dmth ai që është i ndarë nga gjithçka dhe s’ka para. Udhëtarit të këtillë mund t’i jepet aq zekat sa do t’i mundësohej kthimi në vendlindje, edhe nëse ai është pasanik në vendin e tij, sepse ai tash ka nevojë. Në këtë rast, nuk themi se udhëtari duhet të huazojë para dhe t’i kthejë më vonë, sepse kështu do t’ia impononim një borxh atij. Por, nëse ai zgjedh të marrë hua dhe ta kthejë atë më vonë e të mos marrë zekatin, mund ta bëjë këtë. Nëse gjejmë një person që udhëton nga Meka në Medine dhe ai humb paratë e veta, atëherë atij duhet t’i japim mjaft para sa për të mbërri në Medine, sepse për këtë ka nevojë, dhe nuk duhet t’i japim më shumë se kaq.

Pastaj themi: A duhet që zekati t’i jepet secilës nga këto kategori, sepse fjala ue/dhe nënkupton të gjithë? Përgjigja është se nuk është obligim, sepse Pejgamberi ﷺ i tha Muadh ibn Xhebelit, kur e dërgoi në Jemen: “Mësoju atyre se Allahu ua ka bërë obligim zekatin nga pasuria e tyre; t’u merret të pasurve e t’u jepet të varfërve”. Pejgamberi ﷺ përmendi vetëm një kategori, çka tregon se në këtë ajet Allahu shpjegoi ata në të cilët mund të harxhohet zekati, por kjo s’do të thotë që zekati duhet t’u jepet krejt atyre njëkohësisht.

Nëse thuhet: Cilës nga këto kategori i duhet dhënë përparësi në zekat? Themi: Përparësi i duhet dhënë kategorisë ku ka nevojë më shumë, sepse të gjitha prej tyre e meritojnë atë. Kështu, kushdo që ka nevojë më shumë, atij i duhet dhënë përparësi. Zakonisht, ata që kanë nevojë më së shumti janë fukarenjtë dhe të ngratët, prandaj Allahu e nisi me ta dhe tha: “es-Sadakat (dmth zekati) është vetëm për fukarenjtë, për el-mesakin (të ngratët), për ata që angazhohen në mbledhjen (e fondeve), për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami, për lirimin e të zënëve robër, për borxhlinjtë, për në rrugën e Allahut (dmth për ata që luftojnë në fushëbetejë) dhe për udhëtarin (që është i ndarë nga gjithçka). (Kjo është) Një detyrë e ngarkuar nga Allahu. Allahu është i gjithëdijshëm, i urtë“. (Teube, 60) Allahu e di më së miri.

Shejh Ibn Uthejmin