Pyetja:
A lejohet të bëjmë lutje të përbashkët, me ç’rast njëri nga ata lutet ndërsa të tjerët thonë “amin”?
***
Përgjigjja:
Kjo s’është nga suneti i të Dërguarit të Allahut ﷺ, e as nga halifet e udhëzuar drejt. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ i udhëzonte ata të kërkonin falje për të vdekurin dhe ta lutnin Allahun që ta forcojë atë (në përgjigjen ndaj pyetjeve të dy engjëjve), dhe gjithë kjo në vetvete (individualisht), jo së bashku.
Shejh Ibn Uthejmin, el-Bid’u uel-Muhdethat ue ma la Asle Lehu, faqe 317
Fetaua et-Te’zijje, faqe 40