Pyetja:
Është mjaft i përhapur ngushëllimi nëpërmjet gazetave. Cili është vendimi mbi këtë? A bën pjesë kjo në llojin e lajmërimit për vdekje, që është i ndaluar me sheriat?
***
Përgjigjja:
Mendoj që kjo bën pjesë në lajmërimet e ndaluara të vdekjes. Edhe nëse nuk bën pjesë në këtë, megjithëkëtë, këto janë shpenzime të tepruara dhe humbje parash. Ngushëllimet nuk janë sikurse urimet të cilat njerëzit duan t’i ofrojnë, qoftë kur personi që ka humbur dikë është i mërzitur, apo jo. Ajo që mendohet me ofrimin e ngushëllimeve është se, nëse e sheh ndonjë person dukshëm të mërzitur, përpiqesh t’i japësh përkrahje morale dhe ta ndihmosh të mbartë humbjen. Ky është momenti i ngushëllimit. Ngushëllimi s’është diçka që e bën në shenjë mirësjelljeje. Sikur njerëzit ta kishin kuptuar qëllimin e ofrimit të ngushëllimit, kurrë nuk do ta tepronin me publikimin e tyre në gazeta apo me tubime për këtë qëllim, apo me pranimin e njerëzve dhe ofrimin e ushqimit atyre, etj.
Shejh Muhamed es-Salih el-Uthejmin, 70 Su’alen fi ahkam el-Xhena’iz, fq. 53