Pyetja:

Një njeri ka vdekur dhe kishte lënë udhëzime që të varrosej me arkivol. Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Vendosja e të vdekurit të arkivol ka qenë e panjohur gjatë kohës së të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe gjatë kohës së sahabëve, dhe për muslimanët më së miri është të pasojnë rrugën e tyre. Prej këtu, është e urryer të vendosësh të vdekurin në arkivol, qoftë kur toka është e fortë, qoftë e butë apo e lagësht. Nëse i vdekuri ka lënë udhëzime që të vendoset në arkivol, këto udhëzime s’duhet të zbatohen. Shafi’itë kanë thënë që është e lejueshme, nëse toka është e butë apo e lagësht, por, sipas tyre, këto udhëzime s’duhet të zbatohen, përveç në të tilla raste (dmth kur toka është e lagësht).

Fetaua el-Lexhneh el-Da’imeh [2/312]