Pyetja:
Si është vendimi mbi inatin, nëse e ndjejmë këtë ndaj një personi? Dhe cili është dallimi mes inatit dhe xhelozisë?
***
Përgjigjja:
Inati është një cilësi e urryer, e dënueshme, dhe i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “ … dhe mos e kini inat njëri-tjetrin”. [1]
Nëse personi gjen te vetvetja diçka për vëllain e tij, kur dëshiron që një mirësi t’i hiqet, kjo është inat. Pra, domethënia e saktë e inatit është të dëshirosh që një favor të hiqet nga
ai ndaj të cilit ka inat. Nëse një person gjen tek vetvetja diçka nga kjo, atëherë le të kërkojë shpëtim tek Allahu nga ajo dhe të lutet për bekime ndaj vëllait/motrës së vet si dhe ta lusë Allahun t’i japë gjëra që i janë dhënë vëllait: “Dhe mos i dëshironi gjërat me të cilat Allahu i ka dalluar disa pre jush. Për burrat ka shpërblim për atë që kanë bërë dhe, po ashtu, edhe për gratë. Dhe lute Allahun për mirësitë e Tij. Vërtet, Allahu është i gjithëdijshëm.” (Nisa: 32)
Kështu, inati është cilësi e lig dhe inatçia s’i bën dëm dikujt tjetër pos vetvetes, dhe inati
e shkatërron vetëm poseduesin e tij. Ai i cili vëren te vetvetja këtë cilësi të ligë, duhet të
kërkojë shpëtim te Allahu nga pasoja e kësaj, të lutet për vëllain e tij për bekime dhe ta lusë Allahun për mirësi ndaj vetvetes. Sa i përket xhelozisë, atëherë kjo nuk përmban në vetvete inat. Xhelozia është që personi të dëshirojë të ketë si tjetri, të ketë të njëjtën gjë që ai ka, qoftë nga adhurimi, qoftë nga dija apo pasuria e bollshme. Pra, ai e lut Allahun apo dëshiron të jetë si individi të cilin Allahu e ka favorizuar. Dhe kjo (xhelozi) është diçka e admirueshme dhe s’është e dënueshme. E dënueshme është që të dëshirosh që ajo mirësi t’i hiqet vëllait/motrës. Sa i përket dëshirës sate që të kesh atë që ka vëllai yt dhe ta lutësh Allahun për të, atëherë kjo është diçka e ndershme dhe kjo është xhelozi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “S’ka inat, përveç në dy raste (dmth s’ka xhelozi, përveç në dy raste): një personi që Allahu i ka dhënë dije, i ka dhënë Kuranin, dhe ai falet me të natën dhe ditën – dhe në një tjetër formulim – Allahu i ka dhënë urtësi, kështu që ia e mëson atë dhe i gjykon njerëzit me të; dhe një person që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e harxhon në rrugë të Allahut”. [2]
Kështu, kushdo që dëshiron të jetë si këta, atëherë kjo është xhelozi, është një gjë e
ndershme dhe s’është inat.
Shejh Salih el-Feuzan
http://www.alfawzan.ws
————————————–
[1] Muslimi 6214
[2] Buhariu 152 dhe Muslim 816