Pyetja:

Cilat janë llojet e Murxhiave? Dhe cilat janë qëndrimet e tyre lidhur me çështjet e imanit/besimit?

***

Përgjigjja:

Murxhiat janë katër llojesh.

Lloji i parë:

Ata që thonë se imani është vetëm pasje njohurish rreth Allahut (ma’rife), pa besuar në Allahun (tesdik). Ky është qëndrimi i Xhehmive, dhe kjo është e folmja më e përbuzur dhe më e urryer. Kjo, po ashtu, është kufr (mosbesim) në Allahun, sepse idhujtarët (mushrikin) e moçëm, si Firauni, Hamani, Karuni, Iblisi, të gjithë ata e njihnin Allahun dhe besonin me zemër, por nuk e shprehnin atë me gjuhët e tyre e as që vepronin sipas saj me gjymtyrët e tyre. Pra, kjo dije nuk u bëri punë atyre.

Lloji i dytë

Atyre që u dhamë Librin (çifutët dhe të krishterët) e njohin atë (Muhamedin) ashtu
siç i njohin bijtë e tyre.” (Bekare, 146)

Ata që thonë se imani është vetëm tesdik (besimin në Allahun) me zemër. Ky është qëndrimi i Esharive dhe kjo, po ashtu, është pavërtetësi, sepse mosbesimtarët besonin në Allahun me zemrat e tyre ndërsa e dinin që Kurani dhe i Dërguari është i vërtetë. Dhe çifutët dhe të krishterët kishin njohuri rreth kësaj: Pra, ata besojnë me zemrat e tyre! Më i larti, lidhur me idhujtarët, ka thënë: “Vërtet, Ne e dimë që fjalët e tyre të vrerosin (O Muhamed). Ata (idhujtarët, keqbërësit) nuk po të mohojnë ty, por po i mohojnë ajetet e Allahut. (En’am, 33)
Kështu, këta njerëz nuk e kanë shprehur besimin me gjuhët e tyre e as që kanë kryer
vepra me gjymtyrët e tyre sipas besimit që kishin, kështu që ata nuk kanë qenë
besimtarë të vërtetë.

Lloji i tretë

Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i Allahut!” E, Allahu e di se ti je i dërguar i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu). (Munafikun: 1)
Këta janë Keramitët, e kundërta e ideologjisë Esharite, ata që thonë se imani shprehet me gjuhë, por pa besuar me zemër. S’ka dyshim që kjo e folme është pavërtetësi, sepse munafikët (hipokritët), ata që do të jenë në shtresën më të ulët të Zjarrit, thonë: “Dëshmojmë se askush s’meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij” me gjuhët e tyre, por nuk besojnë në këtë dhe nuk e konfirmojnë me zemrat e tyre, siç ka thënë më i larti: “Ata betimin e tyre e bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e Allahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.” (Munafikun: 23)
“… e thoshin me gojët e tyre atë që s’ishte në zemrat e tyre.” (Ali Imran: 167)

Lloji i katërt

Këta janë grupi me shkallën më të ulët të irxhas, ata që thonë se imani është besim me zemër dhe shprehje më gjuhë, por veprat (e gjymtyrëve) nuk hyjnë në këtë. Ky është qëndrim i murxhietul fukaha, dhe kjo, po ashtu, është e pasaktë.

Es’ile ue Axhuibeh fi Mesa’il el-Iman uel Kufr, nr.4