Pyetja:

A lejohet që ta shesësh një punë apo një projekt në mënyrën që, kur një person merr një punë në emër të tijin nga një institucion për 3 milionë, për shembull, dhe ai ia jep punën një nënkontraktuesi për ta bërë atë për 2.5 milionë?

***

Përgjigjja:

Kushdo që merr me qira një ndërtesë, mund t’ia lëshojë me nën-qira dikujt tjetër për çmimin me të cilin e ka marrë vetë, për më shumë apo për më pak, por jo aq shumë sa do ta bënte dëm, sepse ai ka të drejtë të përdorë sendin që e ka marrë me qira. Prandaj, është e lejueshme për të që ta përdorë atë vetë apo ta lëshojë për dikë tjetër, përveç nëse pronari i saj e ka bërë kusht që qiramarrësi të mos ia transferojë atë tjetërkujt apo të mos ua lëshojë me qira atyre që kanë profesione të caktuara, në të cilin rast të dy ata janë të obliguar të respektojnë kushtet rreth të cilave janë pajtuar.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: Kjo është si të thuash se është e lejueshme të marrësh me qira atë që ka mbetur nga qiraja për më shumë se sa që personi ka paguar qira. Kështu veprojnë njerëzit sot. Për shembull, shohim qeverinë të kontraktojë një kompani për të pastruar xhamitë, kështu që secila xhami pastrohet për një shumë të caktuar parash. Pastaj kjo kompani u jep punëtorëve tjerë që ta kryejnë këtë punë me një kontratë pak më të ulët se të asaj me të cilën kompania është pajtuar me qeverinë …

Sherh el-Mumti’ 4/327