Pyetja:
A duhet të pranohet dhurimi i atij që punon me gjëra të ndaluara apo donacionet e tij për ndërtimin e xhamive si dhe në tjetër pos akteve të sadakasë?
***
Përgjigjja:
Devotshmëri/kujdes (el-Wer) do të ishte që kjo të mos pranohet. Por, nëse pranohet, gjynahu bie mbi atë që në mënyrë të drejtpërdrejtë merret me punën haram, siç kemi thënë më herët, sepse Pejgamberi ﷺ tregtonte me çifutët dhe ata merreshin me kamatë. Me gjasë, ata e kanë ftuar Pejgamberin ﷺ (për të ngrënë) dhe ai ka pranuar ftesën, edhe pse ata merreshin me kamatë.
Shejh Mukbil bin Hadij el-Uadi’i, “Tuhfet el-Muxhib an Es’iletil Hadhir uel-Gharib”, pyetja 24.