Pyetja:

Cili është vendimi mbi shitjen e cigareve?

***

Përgjigja:

Cigaret janë haram, dhe me qindra dijetarë mbajnë qëndrimin se ato janë haram.
Zoti ynë ka thënë:
“… dhe i bën të lejuara për ta gjërat e mira ndërsa ua ndalon të keqen…”
(Araf: 157)

Cigaret janë të këqija dhe të ndyra, dhe ka dëshmi instiktive që tregojnë në ndyrësinë e
cigares. Nëse një njeri që është i çmendur pas cigares, për shembull, agjëron ramazanin
dhe thirret ezani në xhami, a është e lejueshme për të të ndezë cigaren në xhami? Ka
vetëm një përgjigje: Jo! Mirëpo, a bën që ai të shkojë në tualet dhe te ndezë cigaren aty?
Përgjigja është po. Nga realitetet të cilat janë nga sunetet (mënyrat) e përgjithshme në
krijimin, është se asnjë kafshë apo insekt nuk i afrohet gjetheve të duhanit [1], para se ato
të përdoren për prodhim të cigareve, ndërsa tokat ku duhani rritet e kultivohet nuk
pranojnë bimë të tjera. Cigaret janë nga gjërat që sot shkaktojnë dëm.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: ”S’duhet të ketë as dëm e as të shkaktohet dëm.”
Pra, dëmi ndikon te të tjerët dhe, për këtë shkak, vlerësohet si i dëmshëm. Cigaret ndikojnë në fëmijët, dhe ajo që me siguri dihet është se fëmija i atij që nuk pi cigare është më inteligjent sesa fëmija i atij që pi. Fëmija i atij që nuk pi cigare ka mbrojtje shumë më të fortë kundra sëmundjeve sesa fëmija i atij që pi. Cigaret janë haram dhe shumica e dijetarëve të hershëm dhe të sotëm e kanë gjykuar atë si të ndyrë e të dëmshme, kështu që çfarëdo që gjykohet të jetë haram, është haram edhe ta shesësh, të blesh, ta kultivosh
e ta prodhosh dhe pasuria e fituar nëpërmjet shitjes së cigareve është haram. Kushdo që punon në prodhimin e cigareve, paratë e tij nga kjo punë janë haram.

Shejh Meshhur Hasan Al Selman

———————–

[1] Sh.P. Nicotiana tabacum (bima e duhanit) përdoret si një insekticid dhe si pesticid natyror. Bima e duhanit e sintetizon nikotinën për t’u mbrojtur nga sulmet e kafshëve barngrënëse dhe si mënyrë të përshtatshme për të rezervuar azotin përkohësisht. Në fakt, përveç disa llojeve që janë të afërme me duhanin, s’ka ndonjë organizëm tjetër të gjallë që prodhon nikotinën. Shpezët vjellin dhe përjetojnë sëmundje të ndryshme nga ngrënia e gjetheve të duhanit.