Pyetja:

A ka dallim mes Kijamul-Lejl dhe Tehexhud?

***

Përgjigjja:

Kurtubi tha në komentimin e tij të ajetit “Dhe falu me të (dmth., recitojë Kuranin në namaz) në një pjesë të natës si namaz shtesë (tehexhud) për ty (O Muhamed). Ndoshta, Zoti yt do të të ngrejë në Mekam Mahmuud (një pozitë e lavdishme).” (Isra, 79)

“Tehexhud vjen nga huxhuud, që do të thotë të bësh një gjë dhe të kundërtën e saj. Fjala hexhede mund të ketë kuptimin ‘ai fjeti’ apo mund të ketë kuptimin ‘ai u ngrit natën’, gjëra të
cilat janë të kundërta me njëra-tjetrën. Tehexhud do të thotë të ecësh pasi që të flesh, dhe kjo u bë emër për namazin sepse personi zgjohet për të. Pra, tehexhud do të thotë të ngrihesh natën për të falur namaz. Ky kuptim qe dhënë nga Eswedi, Alkame, AbduRrahman ibn el-Eswed dhe të tjerët.

Isma’il ibn Is’hak el-Kadij transmetoi nga hadithi i el- Haxhaxh ibn Amr (sahab i pejgamberit) se ai kishte thënë: ‘A mendoni personi se ka falur tehexhud, nëse zgjohet dhe falet tërë natën? (Jo) Tehexhud është të falësh namaz mbasi të flesh, pastaj të falesh mbasi të flesh, pastaj të falesh mbasi të flesh. Kështu falej i Dërguari i Allahut ﷺ’. Dhe qe thënë se tehexhud do të thotë gjumë (fjetje), siç thuhet në arabisht ‘Tehexhxhede el-rexhul’, që do thotë se personi u ngrit, dhe Elke el-huxhud, dmth fjetje. Dhe ai i cili zgjohet për t’u falur, quhet mutehexhxhid”. (Tefsir et-Taberi 10/307)

Shejh Ibn Baz që pyetur: “Cili është dallimi mes teravive, kijamit dhe tehexhudit?
Ai u përgjigj: Namazi i natës quhet Tehexhud ose Kijam el-lejl, siç thotë Allahu i lartësuar:
“Dhe falu në një pjesë të natës me të (dmth lexo Kuran në namaz) si një namaz shtesë për ty” (el-Isra, 79)
O ti i mbështjellë me rrobë (O Muhamed), ngrihu (për të falur namaz) tërë natën, përveç një pjese të vogël.” (Muzzemil, 12)

Ata nuk flinin natën veçse pak (duke e lutur Allahun me frikë e me shpresë)”. (Dharijat, 17)
Sa u përket teravive, dijetarët e përdorin këtë term për t’iu referuar Kijam el-lejl-it në ramazan, në fillim të natës, i cili duhet të jetë i lehtë dhe jo shumë i gjatë. Po ashtu, kjo (teravitë) mund të quhet Tehexhud ose Kijam el-lejl”.
(Fetawa esh-Shejh ibn Baz 11/317)