PYETJA:

Do t’i bashkohem ushtrisë dhe do të jem i detyruar të ngrihem në këmbë për nderimin e flamurit. A konsiderohem mushrik nëse ngrihem për nderimin e flamurit, pa pasur për qëllim madhërimin apo nderimin e një objekti të pajetë?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen dhe shokët e tij. Më pas:

Më herët kemi përmendur fetvanë e Komisionit të Përhershëm, sipas së cilës nuk lejohet nderimi ceremonial i flamurit, për shkak se kjo është një praktikë e shpikur dhe ndjekje e zakoneve të jobesimtarëve, siç është sqaruar në fetvanë nr. .

Megjithëse kjo është e ndaluar, ngritja në këmbë për flamurin nuk është shirk.

Shejh ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e tij të Es-Sefarinijjes, ka thënë:

“Sa i përket nderimit të flamurit, ne nuk pajtohemi me pohimin se ai është shirk. Nderimi i flamurit nuk është shirk. A i ka bërë sexhde atij? A është përkulur në ruku para tij? A ka therur kurban për të? Madje edhe madhërimi duke e përshëndetur, a është shirk? Nuk është shirk…”

Nëse detyrohesh të ngrihesh në këmbë, nuk ke gjynah.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: islamweb.net