Pyetja:

Nëse bashkëshortja ime jeton në të njëjtën shtëpi me prindërit e mi, a është e
mjaftueshme që ne si familje ta therim vetëm një kurban?

***

Përgjigjja:

Nëse situata është ashtu siç e përmendët ju, dmth., që ti dhe bashkëshortja juaj jetoni në të njëjtën shtëpi me babanë dhe nënën tënde, për ju është e mjaftuar ta therni një kurban, i cili do të mjaftojë për ty, për bashkëshorten tënde, për prindërit tu dhe për anëtarët e tjerë të familjes tuaj, dhe në këtë mënyrë e keni përmbushur gjykimin e sunnetit.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 4382, 11/ fq. 404

Përktheu: Ergin Shala