Pyetja:

A është e lejueshme të ndahet kurbani dhe sa muslimanë mund ta ndajnë kurbanin?

***

Përgjigjja:

Një deve apo një lopë mjafton për shtatë njerëz, qofshin ata nga e njëjta familje apo nga familje të ndryshme, qofshin ata të afërm ndërmjet vete apo jo. Sepse Pejgamberi ﷺ u ka dhënë leje sahabëve të ndajnë një deve apo një lopë. Pra, një kafshë për shtatë njerëz, dhe nuk ka thënë gjë më shumë rreth kësaj.
Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh 11/401

Shejh ibn Uthejmin ka thënë: “Një dele mjafton për një person, dhe një e shtata e një deveje apo e një lope mjafton për çfarë mjafton një dele.” Ahkam el-Udhijeh