Pyetja:
Janë disa njerëz bamirësa në këtë vend të cilët me shpenzimet e veta dërgojnë në haxh njerëz nga fisnikëria e tyre në shenjë respekti për ata që nuk kanë mundësi për ta kryer detyrën e haxhit. Çfarë është statusi i këtij haxhiu, haxhi i të cilit është kryer me shpenzime të tjetërkujt?
***
Përgjigjja:
Ky haxhiu, me lejën e Allahut, e ka shpërblimin e haxhit, mirëpo nuk është sikurse personi që haxhin e kryen me mjetet e veta. Shpërblimi i atij që e kryen haxhin me mjetet e veta është më i madh, sepse e ka kryer ibadetin e haxhit me të dyja komponentet e tij fizike (trupore) dhe financiare, për dallim prej atij që e kryen e mjete të tjetërkujt, sepse ai haxhin e kryen vetëm me komponenten e tij fizike, andaj shpërblimi i këtij është i përbashkët me personin i cili i ka mbuluar shpenzimet e haxhit, sepse edhe ky i fundit shpërblehet nga Allahu i Madhërishëm dhe haxhi i tij është i rregullt dhe i pranuar.
I këshilloj ata që e kanë kryer haxhin të mos u bëjnë konkurencë atyre që nuk e kanë kryer, duke shkuar vullnetar në shpenzime të këtyre personave, kështu që ua zënë vendin atyre që janë më me përparësi për të shkuar në haxh. Madje duhet ta ftoj që në vend të tij të shkoj dikush që nuk e ka kryer farzin (haxhin), e nëse nuk ka të tillë, atëherë nuk ka gajle mund të shkojë në haxh me shpenzimet e tyre, për derisa nuk e kushtëzojnë që personi të jetë prej atyre që nuk e kanë kryer haxhin më parë. Allahu e di më së miri!
Dr. Jusuf Kardavi
Përktheu: Miftar Hajdini