Pyetja:
Një ditë, derisa mbaja orën e Fiziologjisë, me ra të përcaktoj grupin e gjakut dhe kur e përcaktova me doli AB + (pozitiv) që është grup i gjakut më i rrallë që gjendet tek njerëzit në planet. Unë edhe më herët kam pasur dëshire që të dhuroj gjak, mirëpo tani kur me doli edhe grupi i gjakut paksa më i rrallë, mu shtua edhe më shume dëshira, edhe kur e dimë me çfarë problemesh ballafaqohet mjekësia jonë. A lejohet kjo gjë në Islam dhe a është e lavdëruar dhënia e gjakut?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Dhurimi i gjakut nevojtarëve është i lejuar, bile mund të thuhet është edhe e preferuar, pasi ju me këtë i ndihmoni nevojtarit.
Prandaj vepra për të cilën ju keni vendosur ta bëni është një vepër e mirë dhe, pasi keni pastruar qëllimin, atëherë padyshim do të keni në këtë shpërblim.
Megjithatë ne do të ta preferonim që këtë mos ta bëni, vetëm ashtu të shkoni (në vendin ku bëhet dhurimi) dhe ta bëni dhurimin, pasi është e mundur që me këtë të shërbehet çdo kush dhe ka mundësi që kjo mos t`i arrijë nevojtarit (edhe pse nuk dëshirojmë të paragjykojmë ndaj askujt). Por, për ty do të ishte më e qëlluar dhe e plotë nëse keni mundësi ta gjeni nevojtarin dhe t`i dhuroni gjakun atij direkt.
Së fundi, vetëm dëshirojmë ta përmendim edhe atë se nëse muslimani dëshiron ta shesë gjakun, atëherë kjo është e ndaluar, pasi për këtë ka hadith, që Pejgamberi ﷺ ka ndaluar të shitet gjaku. [1] Allahu e di më së miri.
Alaudin Abazi
—————————
[1] Buhariu