Pyetja:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të thirret ezani, mos bëni asgjë, as mos lexoni Kuran, sepse njeriu i cili flet gjatë thirrjes së ezanit nuk është në gjendje të thotë shehadetin në shtratin e vdekjes.”
Kam lexuar hadithin që vijon vetëm në një vend dhe asnjëherë nuk më kujtohet në qoftë se e kam dëgjuar nga ndonjë ligjëratë apo diku tjetër. Desha të di në qoftë se keni mundësinë të përgjigjeni lidhur me transmetimin e hadithit. Desha vetëm ta kem më të qartë zinxhirin, në qoftë se keni burime inshAllah.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk arritëm të gjejmë referencë për hadithin për të cilin ju pyesni, se ku gjendet, edhe pse e kemi kërkuar nëpër koleksionet e haditheve. Sido që të jetë, Allahu e di më së miri, nuk mendoj se ky hadith në këtë formë është i vërtetuar, pasi nuk gjendet në këto koleksione. Kemi hadithe të sakta të cilat urdhërojnë përcjelljen e muezinit gjatë ezanit dhe që ta përsërisim atë që thotë ai. Kurse pjesa që “nëse nuk heshtim, nuk do jemi në gjendje ta themi shehadetin në shtratin e vdekjes”, nuk besojmë të jetë e saktë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi