Pyetja:

Në çfare forme është toka dhe a lëviz ajo? Po yjet dhe dielli a janë planete? A flitet në lidhje me këto realitete ndër dijetarët muslimanë?

***

Përgjigjja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ!

Së pari: Realiteti i formës së tokës ndër dijetarët muslimanë

Fakti që toka është e rrumbullakët bazohet në realitetin e dëshmuar dhe për më tepër në fjalët e dijetarëve muslimanë të mbështetura në kontekstin kuranor ku ky realitet shprehet me fjalën arabe “JUKEU-UIRU / mbështjell (rrokullis)”, që nënkupton mbështjellën apo rrokullisjen e ngjashme me atë të çallmës. Nga ana tjetër kjo rrumbullakosje nuk e mohon realitetin tjetër se toka është në formë vezake (e shtypur në pole).

Janë disa dijetarët muslimanë që mbështetesin mendimin se për rrumbullakësinë e tokës ka konsensus ndër dijetarët muslimanë.

Së dyti: Realiteti i lëvizjes / rrotullimit të tokës ndër dijetarët muslimanë

Rrotullimi i tokës rreth vetes e sistemit diellor, i këtij të fundit reth galaktikës…, përbëjnë një fakt shkencor. Po në këtë kuadër theksohet edhe parimi juridik islam se “shpallja hyjnore kategorike (që shpreh një kuptim të prerë e të padiskutueshëm islam), nuk ndodh të bie kurrsesi ndesh me arsyetimin kategorik”, pra logjika (arsyetimi) që i përket nivelit të kategorizmave, e mbështet gjithmonë shpalljen hyjnore kategorike.

Po kështu, fakti se toka rrotullohet nuk do të thotë se ajo është e lëkundshme, pasi palëkundshmëria dhe bërja e saj e qëndrueshme me male të patundura që toka të mos lëkundet bashkë me kë gjendet në sipërfaqen e saj…; janë fakte të vërtetuara kuranore. Sa në fjalë bazohet edhe në logjikën (aksiomën) kategorike se “nëse dielli lëviz (siç është vërtetuar nga Kurani) dhe toka është e palëvizshme (e fiksuar në vendin e saj) e nuk rrotullohet bashkë me diellin e qepur pas tij, atëherë do të kishim mbetur pa diellin; dhe e njëjta vlen edhe për hënën”. Realiteti se universi lundron dhe lëviz, siç e ka vërtetuar shkenca ekzakte, është fakt dhe lidhur me të nuk vjen asnjë mohim autentik kuranor apo profetik.7

Së treti: Realiteti islam i emërtimit të trupave qiellorë me termin “yll”

Së fundi, lidhur me faktin nëse yjet dhe dielli janë apo jo planete, duhet ditur se në gjuhën arabe fjala yll përdoret për të gjithë trupat qiellorë: yjet, meteorët, planetet etj.; teksa përdorimi i veçantë i termit “yll” për trupat qiellorë të zjarrtë ndriçues në vetvete si: dielli dhe yjet, dhe termit “planet” për trupat qiellorë jo të zjarrtë që e kanë të huazuar ndriçimin që reflektojnë si: planetet e sistemit tonë diellor; është një terminologji astronomike e kohëve të fundit.

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi