Pyetja:

A është e vërtetë që fara e zezë ka veti shëruese?

***

Përgjigjja:

Fara e Zezë është një bimë e zakonshme, me ngjyrë të zezë, kërcelli i së cilës rritet 40 deri 60 cm. Kjo bimë ka gjethe të ndara dhe lule të kaltra, nga të cilat dalin farat e zeza, të vogla, kënddrejta.

Përdorimi i Farës së Zezë në vendet arabe është shumë i njohur, kurse tek ne kjo bimë thuajse nuk është e njohur fare. Fara e Zezë ka veti shëruese për sëmundje të ndryshme. Pejgamberi ynë ﷺ i ka dhënë rëndësi të veçantë përdorimit të Farës së Zezë në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Transmeton Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë: “Përdorni rregullisht këtë Farë të Zezë (Habetu Sevda), sepse ajo përmban në vete ilaç për çdo sëmundje përveç vdekjes.”[1]

Ajo mund të përdoret në forma të ndryshme,  p.sh.: të përzihet me mjaltë, të pihet vaji i saj, të hidhet në ushqime, por mundësisht në ushqime të ftohta, etj..

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

———————————

[1] Muslimi, nr. (2215) 85.