Pyetja:

Në cilin vit u bë obligim agjërimi për muslimanët?

***

Përgjigjja:

Agjërimi i muajit Ramazan është bërë obligim në vitin e dytë sipas hixhretit. Dhe, sipas unanimitetit të dijetarëve, i Dërguari i Allahut ﷺ i ka agjëruar nëntë ramazana.

Neveviu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka agjëruar (muajin) Ramazan nëntë vjet; ngase ai është bërë obligim në (muajin) shaban të vitit të dytë sipas hixhretit. Ndërkaq, i Dërguari i Allahut ﷺ ka vdekur në muajin rabiul evel të vitit njëmbëdhjetë sipas hixhretit.” [1].

Shejh Muhamed Salih el Munexhid, “Fetva rreth agjërimit”

Përktheu: Burim Koçinaj

—————————-

[1] (El Mexhmu, 6/250)