Pyetja:

A i lejohet motrës të ia kryejë haxhin motrës së vdekur?

***

Përgjigjja:

Lejohet t‘i kryhet haxhi motrës së vdekur nëse motra e ka kryer haxhin për vete. Andaj, lejohet të kryhet haxhi për dikënd të vdekur që e kemi të afërt, sikurse në këtë rast, me kusht që ne ta kryejmë së pari haxhinë për vete. Ai/ajo që nuk ka bërë haxh për vete nuk ka mundësi të bëj haxhin për dikë tjetër. Nëse e ka bërë haxhin për vete, atëherë lejohet të bëj haxhin për dikë tjetër. Te ne ky haxh quhet “bedel”.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.