Pyetja:

A bën ta lexojmë dhikrin e mëngjesit, nëse nuk e dijmë përmendësh? Ndërsa dhikri i mbrëmjes a bëhet pas ikindisë apo akshamit?

***

Përgjigjja:

Këto janë dy pyetje që kanë të bëjnë me dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes. Fillimisht nëse nuk e dijmë dhikrin përmendësh, lejohet ta lexojmë. Duatë (lexo: lutjet) gjenden te libërthi “Mburoja e muslimanit”, më saktësisht te kapitulli ‘Lutjet e mëngjesit dhe lutjet e mbrëmjes’. Nuk ka asgjë të keqe ta lexosh nga libri, nëse nuk e di përmendësh.

Dhikri i mbrëmjes bëhet pas namazit të ikindisë ngase jo është pjesa e akshamit fetarisht, kur të hyjë koha e akshamit atëherë koha e dhikrit ka kaluar. Por nëse ke pasur arsye dhe ka kaluar koha, vazhdoje pas namazit të akshamit, por koha e dhikrit të mbrëmjes është pas namazit të ikindisë.

Hoxhë Enis Rama

Comments are closed.