Pyetja:
A është e pëlqyer të shkëmbejmë dhurata me të afërmit kur të vizitohemi?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Nuk ka asgjë të keqe me këtë, sepse kjo hyn në titullin e dhuratave dhe nuk hyn në titullin e transaksioneve. Pra, nëse ajo u jep atyre diçka dhe ata e pranojnë dhe e mbajnë atë, atëherë ata kanë zgjedhjen: nëse dëshirojnë, mund t’i japin asaj diçka dhe nëse dëshirojnë nuk duhet t’i japin asaj asgjë; nëse dëshirojnë, mund të japin më pak ose më shumë se kaq. Përderisa nuk ka kushte ndërmjet tyre dhe nuk ka asnjë transaksion – përkundrazi secila prej tyre u jep të tjerëve atë që ajo zgjedh dhe dëshiron t’u japë atyre – atëherë kjo është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe në të. Allahu e di më së miri.
Shejh ‘Abdullah ibn Humejd, “Fatava Samaahat”, fq. 22
islamqa.info
Comments are closed.