Desha të pyes lidhur me një vëlla timin musliman, ai ka kërkuar një vajzë disa herë për martesë dhe ajo ka refuzuar, tani ky vëllai po e konsideron atë motren si fajtore për vuajtjet e tij. Tani dua të di, a ka ndonjë gjunah apo faj motra, edhe pse ajo s’ka patur asgjë me të thjesht ka refuzuar?

Përgjigje /

Martesa është me deshirë dhe jo me pahir, dhe askush nuk mund ta detyrojë për martesë me një përson të caktuar, as vajzen dhe as djalin, madje nëse bëhet një gjë e tillë, akti është i pavlefshem deri sa të merret pëlqimi i palës së detyruar, përndryshe duhet të prishet akti. Përderisa secila palë ka të drejten e vet në zgjedhje, ajo nuk ka asnjë gjynah në refuzimin e dikujt që i vjen për t’i kërkuar doren, përderisa nuk i pelqen. Pejgamberi(alejhi selatu ue selam) ka urdhëruar që vajzave t’u merret leje dhe të pyeten nëse dëshirojnë apo jo të martohen me një person që ka ardhur t’a kerkojë, dhe në të njejten kohë ka ndaluar prindërit që t’i pengojnë ato nga martesa me njerëzë të devotshëm dhe të moralshëm, përndryshe do të behet prishje në tokë. Por këtu është fjala për prindërit apo përgjegjësit që e ndalojnë këtë gjë, kur u vjen dikush me fe e moral të mirë. Kurse leja dhe dëshira e vajzës është e pacenueshme, dhe ajo nuk ka gjynah nëse refuzon dikë që nuk i pelqen, qoftë nga morali apo edhe nga aparenca, e Allahu e di me mirë.

/rrugetepaqes.net/