Janë disa gjëra në jetë që njeriu nuk i arrin t’i realizojë plotësisht. Disa të tjerave nuk mund t’ju ikë përfundimisht, ndërsa disa të tjera nuk i ndalon apo i pengon dot.
Tre gjëra nuk bënë të injorohen:
1. Nga gjërat që nuk i kemi në këtë jetë, që nuk mund t’i realizojmë plotësisht është jeta e rehatshme, pra, qetësia e plotë në këtë botë.
2. Prej gjërave prej të cilave nuk iket dot, pa marrë parasysh se kush je dhe çfarë ke, është vdekja. Nga vdekja nuk ka shpëtuar askush.
3. Dhe nga gjërat që nuk mund t’i ndalosh krejtësisht është gjuha e njerëzve dhe fjalët e tyre. Njerëzit nuk i ndalon dot të flasin.
Kush i kupton mirëfilli këto urtësi, jeta e tij nuk do të jetë gjithnjë me të papritura. Do të jetë i përgatitur për momentin e vdekjes, do të mësohet të jetojë me dertet dhe hallet e kësaj jete, sepse e di që rehatia e plotë është krijuar vetëm për banorët e xhennetit, si dhe nuk do të shqetësohet shumë prej fjalëve të njerëzve, sepse e di se as Zoti dhe pejgamberët e Tij nuk kanë shpëtuar pa u përfolur dhe pa u përgojuar nga njerëzit.
Prandaj, o njeri, jeto në këtë botë për një botë tjetër ku rehatia e plotë është e sigurt.
Hfz. Mehas Alija
Islampress.ch