Pyetja: Cili është gjykimi i ngushëllimeve? Si duhet bërë ato?

Përgjigje: Është Sunnet që t’i jepen ngushëllime personit të goditur me fatkeqësi. Kjo sjell shpërblim. Ai i cili e ngushëllon personin e goditur me fatkeqësi i jepet  një shpërblim përkatës sikurse atij.

Gjëja më e mirë për të thënë është ajo që përmendet në Sunnet:

اصبر و احتسب، فإن لله ما أخذ، و له ما أبقى، و كل شيء عنده بأجل مسمى

“Duro dhe shpreso shpërblimin e Allahut. Allahut i përket ajo që ka marrë dhe atë që Ai e ka lënë, dhe gjithçka zgjat tek Ai për një kohë të caktuar.”

Usameh bin Zejd (radijAllahu anh) ka thënë:

”Ishim me profetin (salAllahu alejhi ue selem) kur një nga vajzat e tij e dërgoi një lajmëtar i cili i tregoi se fëmija i saj ishte duke vdekur. Ai i tha lajmëtarit: ”Kthehu tek ajo dhe i thuaj asaj se e Allahut është ajo që Ai ka dhënë dhe ka marrë dhe se çdo gjë zgjat tek Ai një kohë të caktuar. Urdhëroje atë që të durojë dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut.”

Megjithatë, lejohet të thuhet diçka tjetër si:

“Allahu ua shtoftë shpërblimin tuaj, e përmirësoftë ngushëllimin tuaj dhe e faltë të afërmin tënd të vdekur.”

Sepse nuk ka argumente specifike se çfarë duhet thënë.