Përgjigje:

Ne na vjen shumë keq dhe na dëshpëron shumë që ndodh një rast i tillë në mes të grave besimtare. Ky rast do të thotë të kesh lënë shlyerjen (kompensimin) e agjerimit të ditëve të muajit të Ramazanit, që janë të detyrueshme. Kjo gjë është bërë ose nga injoranca e gruas, ose nga moskujdesi dhe përtacia. Të dyja këto janë vërtetë fatkeqësi, sepse injoranca ka ilaç shërues mësimin dhe pyetjet, ndërsa moskujdesi dhe përtacia kanë ilaç shërues devocionin për Allahun e Lartësuar dhe frikën nga ndëshkimi i Tij e dëshirën për atë që Ai kënaqet.

Kjo grua duhet që të pendohet tek Allahu e t’i kërkojë ndjesë Atij për atë punë që ka bërë e pastaj të kryejë sipas mundësisë agjërimin e ditëve që ka lënë. Me këtë riparohet gabimi i saj dhe i lutemi Allahut, shpresojmë tek Ai, që ta pranojë pendimin e saj.

Shejh Uthejmini